Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja që u qëllua në protestën në Birmani, po lufton për jetë

Një grua që është lënduar rëndë gjatë protestës në Birmani kundër grusht-shtetit, është në gjendje kritike, raporton BBC.

Ajo është lënduar në protestën e të martës në kryeqendër Nay Pyi Taw, ku policia kishte përdorur ujë, plumba gome dhe plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit.

Grupet e të drejtave të njeriut thuan se gruaja është qëlluar në kokë.

Ka pasur raportime për lëndime serioze, ndërsa policia ka vazhduar ta rrisë përdorimin e forcës, mirëpo nuk është raportuar ende për viktima.

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar grusht-shtetin, ku liderja Aung San Suu Kyi është rrëzuar javën e kaluar nga froni dhe është arrestuar.

Protestuesit janë mbledhur përkundër tubimeve masive dhe orës policore.

Edhe Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani Botë Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani

Demonstratat kanë rifilluar sot në mëngjes, për ditën e pestë rresht.

Sipas Human Rights Watch, një mjek nga spitali ku është trajtuar gruaja e plagosur, ka treguar se ajo ka humbur një pjesë të madhe të funksionit të trurit. Ai ka thënë se duket se gruaja është qëlluar nga një plumb i vërtetë. Gruaja është në kujdes intensiv.

Një protestues tjetër ka marrë lëndim të rëndë në gjoks.