Një grua ka mbetur e vdekur ndërkaq dhjetëra persona janë arrestuar gjatë ndërhyrjes së Policisë në Birmani për të shpërndarë protestuesit në Birmani të shtunën, protesta këto që kanë nisur para tri jave.
Dhuna kishte shpërthyer në këtë shtet pas grusht-shtetit të ushtrisë më 1 shkurt dhe arrestimin e lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi, raportojnë mediat e huaja.
Grusht-shteti, që nga atëherë ka vënë në rrugë qindra-mijëra protestues ndërkohë që deri më tani janë shënuar katër viktima dhe po ashtu janë arrestuar edhe gazetarë që po i ndiqnin ato.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani
-
Nëntë të vdekur nga protestat e së premtes në Birmani
-
Të paktën 55 të vrarë e më shumë se 1700 të arrestuar nga protestat në Birmani, që nga 1 shkurti
-
Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani
-
Edhe dy të vdekur nga protestat kundër grusht-shtetit në Birmani