Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të shpalosë planin për të shitur rezervat e naftës në SHBA deri në fund të vitit, në mënyrë që të parandalojë rritjen e çmimeve.
Sipas planit, Bideni do ta detajojë një strategji për të rimbushur stoqet kur çmimet të bien, kanë thënë zyrtarë të administratës, shkroi të mërkurën Reuters.
Plani synon që të ketë mjaftueshëm furnizim për konsumatorët në mënyrë që të mos dëmtohen prej rritjes së çmimeve.
Me anë të këtij plani administrata po tenton ta mbajë nën kontroll inflacionin, veçanërisht në javët para zgjedhjeve për Kongres, që janë gjatë nëntorit.
Në fillim të këtij viti, Bideni ka vendosur të shesë 180 milionë fuçi nga Rezerva Strategjike e Naftës për të luftuar një krizë të mundshme furnizimi të shkaktuar nga sanksionet ndaj Rusisë së pasur me naftë, pas pushtimit të Ukrainës në muajin shkurt.
-
SHBA-ja prek rezervat e benzinës në përpjekje të uljes së çmimeve
-
Bideni do të fusë në përdorim naftën nga rezervat për të mbajtur nën kontroll çmimin
-
Bideni ndalon shpimet për naftë dhe gaz në pjesën më të madhe të vijës bregdetare
-
Bideni mban sonte fjalimin e fundit në Asamblenë e OKB-së si president
-
Bideni planifikon t’i bëjë thirrje popullit amerikan për financim për Ukrainën dhe Izraelin