Administrata Biden ka njoftuar të martën se po lëshon 1 milion fuçi benzinë nga një rezervë verilindore në përpjekje për t’i ulur çmimet në karburante këtë verë, raportoi AP News.
Qasja do të krijojë proces konkurrues tenderimi që siguron që benzina mund t’iu kalojë shitësve lokalë para festës së 4 korrikut dhe të shitet me çmime konkurruese, ka thënë Departamenti i Energjisë.
Kjo masë ka për qëllim që të ndihmojë në uljen e kostove për familjet dhe konsumatorëve amerikanë.
Përdorimi i rezervave të benzinës është një nga veprimet e rralla që një president mund të ndërmarrë vetë në përpjekje për ta kontrolluar inflacionin.
“Administrata Biden-Harris është e përqendruar në uljen e çmimeve të karburanteve për familjet amerikane, veçanërisht kur shoferët nisen në rrugë për sezonin veror të vozitjes”, tha në deklaratë Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm.
Administrata e Bidenit që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë ka filluar rimbushjen e rezervës së naftës, e cila kishte më shumë se 364 milionë fuçi naftë bruto që nga muaji i kaluar. Totali është më i ulët se nivelet para luftës Rusi-Ukrainë, por gjithsesi furnizimi më i madh emergjent në botë me naftë bruto.
-
Gjashtë senatorë kundërshtojnë planin e Trumpit për blerjen e naftës nga Rusia
-
Vendet e G7-s nxjerrin 100 milionë fuçi naftë nga rezervat për të frenuar çmimet
-
Evropa diskuton nxjerrjen e rezervave të naftës në treg pas presionit të SHBA-së
-
SHBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve
-
SHBA-ja lidh marrëveshje me Venezuelën për kontrollin e 65 miliardë fuçive naftë