Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar lirimin e 1 milion fuçi nafte në ditë nga rezerva strategjike amerikane e naftës, për gjashtë muaj rresht, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të enjten, raportoi Associated Press.
Ky vendim i Bidenit vjen si një përpjekje për të kontrolluar çmimin e naftës që është rritur, pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vendosën sanksione të forta ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni dëshiron që Kongresi të vendosë gjoba financiare ndaj kompanive të naftës dhe gazit që japin me qira toka publike, por që nuk prodhojnë. Ai gjithashtu synon të përdorë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, për të inkurajuar minierat e mineraleve kritike për bateritë në automjetet elektrike, pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të kaluar drejt burimeve më të pastra të energjisë dhe për të zvogëluar përdorimin e karburanteve fosile.
Veprimet tregojnë se nafta mbetet një dobësi për SHBA-në. Çmimet më të larta kanë shtuar miliarda dollarë për eksportin e naftës për qeverinë ruse, ndërsa ajo po bën luftë kundër Ukrainës.
-
SHBA-ja prek rezervat e benzinës në përpjekje të uljes së çmimeve
-
SHBA-ja me plan për shitjen e rezervave të naftës për të parandaluar rritjen e çmimeve
-
Bideni ndalon shpimet për naftë dhe gaz në pjesën më të madhe të vijës bregdetare
-
Bideni merr vendim: SHBA-ja do ta furnizojë me mina tokësore Ukrainën
-
Kremlini thotë se Bideni po hedh “benzinë në zjarr”