Shtetet e Bashkuara kanë thënë të mërkurën se ushtria e tyre kishte ndaluar plotësisht tregtinë që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit, ndërsa presidenti, Donald Trump, ka thënë se bisedimet me Teheranin për t'i dhënë fund luftës mund të rifillonin këtë javë, duke ndikuar në uljen e çmimeve të naftës për të dytën ditë radhazi.
Trumpi ka thënë se negociatat midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë mund të rifillonin në Pakistan në dy ditët e ardhshme, ndërkaq zëvendëspresidenti JD Vance, i cili ka udhëhequr bisedimet e fundjavës që përfunduan pa një përparim, ka thënë se ndihej pozitiv për atë se ku qëndronin gjërat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se do të shihni dy ditë të mrekullueshme përpara”, i ka thënë Trumpi gazetarit të ABC Neës, Jonathan Karl, duke shtuar se nuk mendonte se do të ishte e nevojshme të zgjaste një armëpushim dyjavor që përfundon më 21 prill.
“Mund të përfundojë në të dyja mënyrat, por mendoj se një marrëveshje është e preferueshme sepse atëherë ata mund të rindërtohen”, ka thënë Trumpi, sipas një postimi nga Karl në X.
“Ata me të vërtetë kanë një regjim të ndryshëm tani. Pavarësisht gjithçkaje, ne i eliminuam radikalët”.
Zyrtarë nga Pakistani, Irani dhe Gjiri kanë thënë gjithashtu se ekipet negociuese nga SHBA-ja dhe Irani mund të ktheheshin në Pakistan më vonë këtë javë, megjithëse një burim i lartë iranian ka thënë se nuk ishte caktuar asnjë datë.
Pavarësisht notës optimiste, më shumë anije janë kthyer prapa për shkak të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, përfshirë një cisternë Rich Starry, e sanksionuar nga SHBA-ja dhe në pronësi kineze, e cila po kthehej në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën pasi doli nga Gjiri Persik.
Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, ka thënë se forcat amerikane kishin ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit, e cila, sipas tij, furnizon 90% të ekonomisë së Iranit.
“Në më pak se 36 orë që nga zbatimi i bllokadës, forcat amerikane kanë ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hynte dhe dilte nga Irani nëpërmjet detit”, ka thënë Cooper në një postim në X.
Më parë, ushtria amerikane ka thënë se kishte kapur tetë cisterna nafte të lidhura me Iranin që nga fillimi i bllokadës të hënën, sipas Wall Street Journal.