Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani kërcënon me bllokadë të tregtisë detare në pothuajse të gjithë Lindjen e Mesme

Lindja e Mesme

Komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, Ali Abdollahi, ka thënë se komanda më e lartë operative e vendit që koordinon forcat e armatosura, thotë se nëse SHBA-ja vazhdon bllokadën e saj dhe krijon "pasiguri për anijet tregtare dhe cisternat e naftës të Iranit", kjo do të "përbëjë një nxitje për shkelje të armëpushimit".

Abdollahi ka shtuar se forcat e armatosura të Iranit si pasojë nuk do të lejojnë "asnjë eksport ose import të vazhdojë në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq".

Ai nuk ka specifikuar se cilat vende mund të preken nga eksportet dhe importet, megjithëse sipërfaqet ujore që ai përmend mbulojnë një zonë të gjerë.

Bllokada amerikane e porteve iraniane ka filluar të hënën. Të mërkurën, ushtria amerikane ka thënë se "asnjë anije nuk e kaloi bllokadën" në 24 orët e para, teksa gjashtë anije tregtare ishin detyruarar të ktheheshin në Gjirin e Omanit.

Armëpushimi SHBA-Iran, të cilit i referohej Abdollahi, është njoftuar më 8 prill pas gati gjashtë javësh konflikti midis Iranit dhe SHBA-së dhe Izraelit.

Rundi i parë i negociatave midis Iranit dhe SHBA-së ka dështuar, megjithëse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme. Irani ende nuk e ka konfirmuar.

Lexo përditësimet tjera
TRUMP

Trumpi thotë se lufta me Iranin është pranë përfundimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se lufta me Iranin është pranë përfundimit, gjatë një...