I dërguari i SHBA-së, Steve Ëitkoff, ka lajmëruar fillimin e fazës së dytë të planit të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Ai ka thënë se faza e dytë do të përfshijë rindërtimin dhe çmilitarizimin e plotë të Gazës, përfshirë Hamasin dhe grupet e tjera palestineze, raportoi BBC.
“SHBA-ja pret që Hamasi të përmbushë plotësisht obligimet e tij. Dështimi për ta bërë këtë do të sjellë pasoja serioze”, ka thënë ai.
Nën fazën e parë, Hamasi dhe Izraeli u dakorduan për armëpushim në tetor, si dhe shkëmbim të të burgosurve dhe pengjeve, tërheqje të Izraelit dhe prurje të ndihmave.
Kjo fazë tani përfshin edhe sjelljen e një qeverie teknokratike në Gazë.
-
Trumpi shpreson që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të arrihet “shumë shpejt”
-
Izraeli dhe Hamasi dakordohen për fazën e parë të planit të paqes
-
Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës
-
SHBA-ja dhe Izraeli gati të bien dakord për armëpushim në Gazë, raporton Axios
-
Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit, thotë i dërguari i Trumpit