SHBA-ja dhe Izraeli janë shumë afër një marrëveshjeje mbi planin e presidentit amerikan, Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Gazë, pas bisedimeve midis të dërguarit të Posaçëm, Steve Witkoff, Jared Kushner, dhëndrit të Trumpit, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar një gazetar i Axios duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.
Zyrtari ka shtuar se mbetet që edhe Hamasi të bjerë dakord.
Trumpi ka thënë të dielën se shpreson të finalizojë një propozim për planin e paqes në Gazë në një takim të hënën me kryeministrin e Izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Trumpi e ka paraqitur një plan disa pikësh për t’i dhënë fund luftës, gjatë një takimi që ka pasur javën e kaluar me liderët arabë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në OKB.
-
Plani i Trumpit dhe Netanyahut për ndaljen e luftës në Gazë
-
Trumpi do të diskutojë planin e ri të paqes në takimin me Netanyahun
-
Trumpi shpreson që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të arrihet “shumë shpejt”
-
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë