Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i quan të rreme zgjedhjet në Bjellorusi

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e ka quajtur të rremë procesin zgjedhor në Bjellorusi, duke thënë se është e pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira “në një klimë frike me mbi 1400 të burgosur politike”.

Ai ka thënë të dielën në rrjetin social X se i mbështet aspiratat demokratike të popullit bjellorus, derisa procesin e njëanshëm zgjedhor e ka dënuar.

“Ne dënojmë zgjedhjet e rreme parlamentare sot në Bjellorusi. Është e pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në një klimë frike dhe me mbi 1400 të burgosur politikë. Ne i mbështesim aspiratat demokratike të popullit bjellorus”, ka shkruar Miller.

Nën masa të rrepta sigurie, Bjellorusia të dielën po mban zgjedhje parlamentare.

Në këto zgjedhje u lejuan vetëm katër parti që mbështesnin liderin Alexander Lukashenko.

Opozita ka thirrur votuesit t’i bojkotojnë zgjedhjet.