Komisioni Zgjedhor i Bjellorusisë ka thënë se 73 për qind e votuesve të vendit me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje, duke plotësuar të gjitha 110 vendet në parlamentin kombëtar.
Autoritetet bjelloruse njoftuan se në zgjedhje kanë marrë pjesë mbi 6.9 milionë banorë me të drejtë vote. Lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ende zyrtarisht s’e ka shpallur fitoren, por të dielën ka thënë se do të kandidojë për t’u rizgjedhur presidenti në zgjedhjet e 2025-s.
Vetëm katër parti që janë besnike të liderit u regjistruan për pjesëmarrje në zgjedhje, derisa të tjerat u lanë jashtë me arsyetimin si të paligjshme, ka raportuar Euronews.
Udhëheqësja e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, që gjendet jashtë shtetit, e dikur e pati sfiduar Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka bërë thirrje për bojkot të votimeve, duke thënë se ishin farsë.
Para këtij procesi zgjedhor u arrestuan mbi 35 mijë qytetarë e qindra mediume të pavarura e organizata joqeveritare u mbyllën dhe u shpallën të paligjshme.
Mbështetës i Lukashenkos është presidenti rus, Vladimir Putin.
Edhe
Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e ka quajtur të rremë procesin zgjedhor në Bjellorusi, duke thënë se është e pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira “në një klimë frike”.
https://www.koha.net/bote/410563/shba-ja-i-quan-te-rreme-zgjedhjet-ne-bjellorusi/
-
Lukashenko fiton mandatin e 7-të në krye të Bjellorusisë me 87% të votave
-
Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos
-
Autoritetet bjelloruse me një valë të re të bastisjeve dhe konfiskimeve të pronave të opozitarëve
-
Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot