Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Qeveria e Kanadasë që të përdorë fuqitë e saj federale për t'i dhënë fund bllokadës nga shoferët e kamionëve kundër masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke u informuar vazhdimisht për protestën, e cila ka goditur Ottawan dhe pikat kufitare që gjenerojnë gjysmën e tregtisë së Kanadasë.
Prodhuesit e makinave dhe autoritetet kanë kërkuar që të zhbllokohet Ura Ambasador në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë. Një gjykatë në Ontario ua ka pamundësuar protestuesve që të kërkojnë donacione online për të vazhduar protestën.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia pastron bllokadën nga kamionistët në Kanada
-
Protesta e kamionistëve në Kanada u shkakton probleme prodhuesve të veturave
-
SHBA-ja: Bllokada e kamionëve në Kanada, rrezik për zinxhirin e furnizimit në industrinë e automjeteve
-
Kanadaja përpiqet t'i japë fund protestave, demonstruesit vazhdojnë me bllokada
-
Protestuesit bllokojnë Ottawan, shpallet gjendje emergjente