Bllokada e krijuar nga drejtuesit e kamionëve në Kanada po paraqet rrezik për zinxhirin e furnizimit të industrisë së automobilave, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Protestat 12-ditore kundër kufizimeve të reja si masa ndaj COVID-19, kanë ngadalësuar trafikun në Urën e Ambasadorit që lidh Michiganin dhe Ontarion, urë kjo që përbën rreth 25 për qind të tregtisë midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi përdoret për të transportuar automjete, pjesë dhe produkte bujqësore.
"Ne po e shikojmë këtë nga afër. Bllokada përbën një rrezik për zinxhirët e furnizimit për industrinë e automjeteve", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë shtypi, raporton Reuters.
Zyrtarët e doganave amerikane kanë ndihmuar në ndryshimin e rrugës së disa udhëtimeve tregtare në Urën Bluewater që lidh Port Huron, Michigan, me Kanadanë.
-
Policia pastron bllokadën nga kamionistët në Kanada
-
SHBA-ja i bën thirrje Kanadasë që t’i japë fund protestës së kamionistëve
-
Protesta e kamionistëve në Kanada u shkakton probleme prodhuesve të veturave
-
Kanadaja përpiqet t'i japë fund protestave, demonstruesit vazhdojnë me bllokada
-
SHBA-ja ndalon importin e alkoolit, motoçikletave dhe produkteve të tjera nga Kanadaja