Policia ka nisur të pastrojë bllokadën midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pas ditësh protestash nga kamionistët kundër rregullave të COVID-19 në Urën e Ambasadorit në Ontario, oficerët u treguan protestuesve një urdhër për shpërndarjen e protestës.
Rruga e rëndësishme tregtare lidh Windsorin, Ontarion, me Detroitin, Michiganin.
Protestat e kamionistëve kundër vaksinës anti-COVID po vazhdojnë edhe në pikat e tjera kufitare dhe në Otava.
Lëvizja e vetëquajtur "Konvoja e Lirisë" filloi nga kamionistët kanadezë që kundërshtonin urdhrin e vaksinimit ose karantine për shoferët që kalojnë kufirin.
Urdhri i gjykatës të së premtes kundër bllokadës u dorëzua nga qyteti i Windsorit dhe Shoqata e Prodhuesve të Pjesëve të Automobilave, e cila argumentoi se po humbte deri në 50 milionë dollarë në ditë për shkak të kolonës.
-
Policia kanadeze nis arrestimin e kamionistëve
-
Përfundon bllokada e kamionistëve në kufirin Kanada-SHBA
-
Policia përpiqet t'u japë fund demonstratave, arreston protestuesit e mbetur në urën SHBA-Kanada
-
SHBA-ja i bën thirrje Kanadasë që t’i japë fund protestës së kamionistëve
-
Protesta e kamionistëve në Kanada u shkakton probleme prodhuesve të veturave