Protestat masive në Ottawa të Kanadasë i kanë detyruar autoritetet ta shpallin gjendjen emergjente. Vozitësit e kamionëve tash e disa ditë po protestojnë kundër masave anti-COVID, të vendosura për këtë kategori vozitësish në kufi.
Kryetari i Ottawas, Jim Watson, deklaroi se qyteti është "krejtësisht jashtë kontrollit" nga numri i protestuesve dhe forcave të rendit. Ai bëri me dije se protestat përbëjnë rrezik për banorët dhe se ka pasur edhe sulme racore.
Me masat e reja anti-COVID, vozitësit e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanadë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kanadeze nis arrestimin e kamionistëve
-
SHBA-ja i bën thirrje Kanadasë që t’i japë fund protestës së kamionistëve
-
Trudeau kërkon të ndalet protesta anti-vaksinë e kamionistëve në Kanada
-
“Kolona e Lirisë”, vazhdojnë protestat në Kanada kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Kanadaja përforcon sigurinë para protestës së madhe