Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se zyra e saj e Hetimeve Speciale po rishikon incidentin në aeroportin e Kabulit të hënën ku disa persona vdiqën derisa qindra afganë civilë të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi i tyre vërshuan drejt një aeroplani mallrash teksa po ngrihej.
Forcat Ajrore nuk kanë treguar se sa persona vdiqën aty. Ka thënë megjithatë se mbetje njerëzore u gjetën në rrotën e aeroplanit pasi u ul në bazën ajrore al-Udeid në Katar, raporton AP.
Video të incidentit, përfshirë edhe imazhe e njerëzve që binin nga aeroplani ndërsa po ngrihej, u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Forcat Ajrore thanë se aeroplani u ul në aeroportin e Kabulit për të dorëzuar pajisje të nevojshme gjatë evakuimit. Para se ekipi ta shkarkonte ngarkesën, aeroplani u rrethua nga qindra civilë afganë të cilën kishin thyer perimetrin e sigurisë. Për shkak se situata e sigurisë po përkeqësohej, ekipi vendosi të nisej.
-
SHBA-ja po heton vdekjen e civilëve nga sulmi me dron në Kabul
-
Situata në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë e rëndë, ndalohen gjitha fluturimet
-
Kaos në aeroportin e Kabulit
-
Gra e fëmijë afganë dynden në aeroport, përhapet lajmi i rremë për fluturime në Turqi
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit