Botë

Gra e fëmijë afganë dynden në aeroport, përhapet lajmi i rremë për fluturime në Turqi

Qindra afganë, përfshirë gra dhe fëmijë, u dyndën drejt aeroportit të Kabulit pas një lajmi të rremë të përhapur se fluturime po shkonin për në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave të tërmetit.

Video dhe fotografi treguan dhjetëra njerëz të dëshpëruar që vraponin në errësirë dhe në të ftohtë drejt aeroportit, raportoi AP. 

Skena ktheu kujtesën në gusht 2021 kur mijëra njerëz të dëshpëruar u sulën në aeroport për ata që iknin nga pushteti i talebanëve. Jeta në Afganistan vetëm sa është bërë më e zymtë.

“Dëgjova se Turqia po nxjerr njerëz jashtë, kështu që mendova të shkoja të ndihmoj njerëzit në nevojë”, ka thënë Abdul Ghafar, i cili kishte nxitur për në aeroport, ndërsa shtoi se “kjo mund të jetë mundësi për mua të gjejë një rrugë jashtë vendit”.

Ghafar priti për tri orë në acar afër aeroportit, duke u kthyer në shtëpi pasi forcat talebane thanë se nuk kishte fluturime të tilla për në Turqi.

Khalid Zadran, zëdhënës i policisë në Kabul, tha se këto fluturime nuk ekzistonin.