Ambasada amerikane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar largimin e personelit qeveritar jo-emergjent dhe anëtarëve të familjeve të tyre për shkak të "situatës së sigurisë në Bejrut".
Postimi i ambasadës në X nuk dha më shumë detaje mbi situatën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi vjen pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, ku presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor.
Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Izrael, pa dhënë ndonjë arsye.
Burime nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, kanë thënë për BBC se së paku 50 anëtarë të stafit të Ambasadës së SHBA-së janë urdhëruar të largohen. 32 anëtarë të stafit dhe familjet e tyre janë larguar nga Bejruti qysh të hënën.