Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e Izraeli bombardojnë Iranin, kundërpërgjigjet Teherani

Iran

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar si “operacion të madh luftarak” që po vazhdon dhe u ka bërë thirrje forcave të qeverisë iraniane që të dorëzojnë armët.

Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se Izraeli kishte nisur “sulm parandalues” ndaj Iranit, ndërsa shpërthime janë dëgjuar në disa pjesë të vendit.

Zhvillimet vijnë pas javësh kërcënimesh dhe negociatash lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Çfarë ka ndodhur në Iran?

Pak pas orës 07:00, mediat iraniane raportuan për shpërthime në kryeqytet. Pamjet e publikuara tregojnë tym mbi sheshin Jomhouri dhe sheshin Hassan Abad në Teheran.

Edhe Shkon në 57 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit në një shkollë në Iran Botë 4 muaj më parë Shkon në 57 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit në një shkollë në Iran

Shpërthime janë raportuar edhe në qytete të tjera, përfshirë Isfahanin, Qomin, Karajn dhe Kermanshahun. Deri tash të paktën 40 persona janë konfirmuar të vrarë. 

Sipas agjencisë iraniane Tasnim, hapësira ajrore e Iranit është mbyllur pas sulmeve.

Trump e ka cilësuar operacionin si “masiv dhe në vazhdim”.

Çfarë kanë thënë SHBA-ja dhe Izraeli?

Donald Trump publikoi një video në rrjetin Truth Social, ku konfirmoi përfshirjen e SHBA-së.

“Pak kohë më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara nisi operacione të mëdha luftarake në Iran. Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e afërta nga regjimi iranian”, deklaroi Trump, duke shtuar se synimi i Washingtonit është “të sigurohet që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve iranianë të qëndrojnë në strehimore dhe të mos dalin nga shtëpitë.

“Kur të përfundojmë, merreni ju qeverinë. Do të jetë e juaja. Kjo mund të jetë ndoshta mundësia juaj e vetme për breza të tërë”, ka thënë ai.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje iranianëve “të hedhin poshtë tiraninë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”.

Duke falënderuar Trumpin, ai theksoi se Irani “nuk duhet të pajiset me armë bërthamore që do t’i lejonin të kërcënojë mbarë njerëzimin”.

Edhe Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të SHBA-së e Izraelit në Iran Botë 4 muaj më parë Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të SHBA-së e Izraelit në Iran

“Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli guximtar iranian të marrë fatin në duart e veta”, deklaroi Netanyahu.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes shpalli “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjente” në mbarë Izraelin.

Izraeli ka shënjestruar figurat e larta iraniane, përfshirë liderin suprem Ayatollah Khamenei.

Si është përgjigjur Irani?

Ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit dhe se po punon për “t’i interceptuar dhe goditur kërcënimet kur është e nevojshme”.

Shpërthime janë dëgjuar në qytetin Haifa dhe në zona të tjera të Izraelit, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për goditje direkte apo për interceptime në ajër.

Në rajon, Marina Amerikane, e vendosur në Bahrein, është “goditur nga një sulm me raketa”. Irani ka targetuar bazat amerikane, duke thënë se janë shënjestra legjitime.

Kjo ndodhi pasi Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi për aktivizimin e sirenave emergjente dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të drejtohen në vendet më të afërta të sigurta.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se ka “neutralizuar me sukses një numër sulmesh që synonin territorin e vendit”, pasi shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Doha. Katari është vendndodhja e bazës më të madhe ushtarake amerikane në rajon, Al Udeid.

Edhe Ushtria e Iranit: Do t’u japim një mësim historik Izraelit dhe SHBA-së Botë 4 muaj më parë Ushtria e Iranit: Do t’u japim një mësim historik Izraelit dhe SHBA-së

Pothuajse të gjitha fluturimet në Lindjen e Mesme janë anuluar.

Mediat shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar se një person është vrarë në Abu Dhabi.

Lexo përditësimet tjera
Ajatollah Ali Khamenei

SHBA-ja e Izraeli godasin Iranin, shpallin vrasjen e Khameneit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulm masiv nga ajri dhe deti në...