Shtetet e Bashkuara po e quajnë sulmin me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit një përpjekje të dështuar për t'u hakmarrë për vdekjet e terroristëve të njohur, dhe i kërkuan Kombeve të Bashkuara të dënojnë sulmin.
“Ky është një moment që ky këshill të flasë me një zë dhe të dënojë Iranin për sulmin e tij të paprovokuar kundër një shteti tjetër anëtar”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas Greenfield, raporton AP.
Duke fajësuar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Theomas-Greenfeld ka thënë se sulmi "nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtës".
"Vendimi për të lëshuar rreth 200 raketa balistike në Izrael nuk ishte në asnjë mënyrë mbrojtje. IRGC-ja nuk po mbronte Iranin nga kërcënimet nga një shtet tjetër anëtar. Në vend të kësaj, IRGC-ja po vepronte në solidaritet me Hezbollahun pas vrasjes së Nasrallahut, i cili udhëhoqi një grup terrorist që ka në duart e tij gjakun e mijëra amerikanëve, libanezëve dhe izraelitëve”, ka deklaruar Thomas-Greenfield.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit të martën në mbrëmje.
-
Irani thotë se ka të drejtë të hakmerret ndaj Izraelit, akuzon SHBA-në për bashkëpunim
-
Izraeli “po përgatit përgjigjen” ndaj Iranit, thotë një zyrtar ushtarak
-
Çfarë dihet për sulmin e Iranit me raketa ndaj Izraelit
-
Irani sulmon Izraelin me rreth 200 raketa balistike
-
SHBA-ja paralajmëron Iranin për “pasoja të rënda” nëse lëshon raketa në Izrael