SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës sisteme më të avancuara të raketës për ta ndihmuar që të mbrohet, ka njoftuar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, raporton BBC.
Armët, që janë kërkuar gjatë nga Ukraina, do të ndihmojnë ta godasin armikun në mënyrë më efikase nga distanca e gjatë.
Deri tash, SHBA-ja ka refuzuar kërkesën nga frika se armët mund të përdoren për të goditur shënjestra në Rusi.
Por, të mërkurën, Biden ka thënë se kjo ndihmë është për të ofruar pozitën negociuese të Kievit karshi Rusisë dhe të bëjë të mundur një zgjidhje diplomatike.
“Kjo është arsyeja pse kam vendosur që t’i ofrojë ukrainasve sisteme raketore më të avancuara dhe armatim që do të mundësojë të godasin në mënyrë më efikase shënjestrat kyçe në fushëbetejë në Ukrainë”, tha Biden raporton New York Times.
-
SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë sistemet e saj më të avancuara të mbrojtjes ajrore
-
SHBA-ja do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës, thotë Trumpi
-
Bideni merr vendim: SHBA-ja do ta furnizojë me mina tokësore Ukrainën
-
Bideni lejon Ukrainën të përdorë sistemin raketor me rreze të gjatë veprimi
-
Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë