Botë

SHBA-ja dhe Finlanda nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Antony Blinke dhe Elina Valtonen

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen janë takuar të enjten në Bruksel. 

Ata gjithashtu kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ta zgjeruar bashkëpunimin në luftën kundër keqinformimit.

“Memorandumi i mirëkuptimit që sapo nënshkruam është gjithashtu i rëndësishëm. Është një nismë që do t’i lejojë vendet tona që të punojnë më ngushtë me njëra tjetrën për të luftuar një nga sfidat e reja të kohës sonë, që është keqinformimi”, ka thënë Blinken.

“Memorandumi i referohet teknologjive të reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale. Inteligjenca Artificiale e bën më të lehtë prodhimin masiv të dezinformatave, por gjithashtu ofron mjete për të gjurmuar dezinformimin në mënyrë më efektive”, vuri në dukje Valtonen.