Ukraina ka nënshkruar një memorandum të ri për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Finlandën, që përfshin ndarje të informatave inteligjente, prodhim të municionit dhe projekte të përbashkëta të mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Ministri i Mbrojtjes së Finlandës të enjten ka thënë se marrëveshja bazohet në mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Ukrainës në tre vjetët e fundit.
“Ky memorandum është tregues se ne duam të zgjerojmë dhe të thellojmë këtë bashkëpunim, për të mirën e të dy vendeve”, ka thënë ai.
Finlanda gjithashtu ka njoftuar për një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 200 milionë eurove drejt Ukrainës, e cila do të rrisë vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro.
-
Ukraina dhe Finlanda nënshkruajnë marrëveshjen e sigurisë
-
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
-
Bëhet pagesa e parë për Ukrainën në kuadër të kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
Norvegjia ndihmon energjinë e Ukrainës me 400 milionë dollarë