Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, gruaja që u deklarua e vdekur zbulohet e gjallë në morg

funeral

Një grua nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u shpall e vdekur në një shtëpi pleqsh të hënën, u zbulua duke marrë frymë disa orë më vonë nga një punonjës i morgut, kanë thënë autoritetet.

Constance Glantz, 74 vjeç, u soll në spital nga morgu dhe u shpallë e gjallë, ka thënë policia.

“Në këtë pikë nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë qëllim kriminal nga shtëpia e pleqve, por hetimi është në vazhdim”, ka thënë policia.

Glantz u shpall e vdekur të hënën në mëngjes nga stafi i shtëpisë së pleqve.

Më pas, ajo u dërgua në morg. Punonjësi që po përgatite varrosjen e trupit vuri re se ajo po merrte ende frymë, dy orë pasi u deklaruar e vdekur, ka bërë të ditur policia, shkruan New York Times.

74-vjeçarja më pas u dërgua në spital.

Policia ka thënë se ka nisur hetimet për rastin, por ende nuk ka diçka konkrete.

Artikuj të ngjashëm