Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se civilët në Gaza po vdesin nga uria, duke i kërkuar Izraelit “të rrisë ndjeshëm rrjedhën e ndihmës”.
BBC-ja ka raportuar të hënën se Harris ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, që do t'i lironte edhe pengjet izraelite.
Autoritetet e Hamasit kanë thënë se për shkak të bombardimeve izraelite s'ishte në gjendje të ofronte armëpushimin.
“Praktikisht është e pamundur të dihet se kush është ende gjallë”, ka thënë Basem Naim, një zyrtar i lartë i Hamasit.
Hamasi dhe ndërmjetësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjenden në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të negociuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Harris thotë se shumë civilë po vdesin në Gazë
-
Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund
-
SHBA-ja ende beson se do të arrihet armëpushimi në Gaza
-
Kurti kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
-
Izraeli kërkon emrat e pengjeve që janë gjallë, para se të paraqitet në bisedime për armëpushim