Dy qytetet më të mëdha të Kinës, Shanghai dhe Pekini, kanë shtrënguar masat për mbrojtje nga COVID-19 për banorët e tyre të hënën, duke u kërkuar atyre që të shmangin kontaktet sociale, raportoi Reuters.
Por kjo nuk është pritur mirë nga banorët, që janë shprehur të lodhur me pandeminë.
Zemërimi i qytetarëve u shfaq sidomos në rrjetet sociale, pasi u publikuan pamje të autoriteteve që detyruan personat e infektuar me COVID-19 që të dorëzonin çelësat e shtëpive të tyre për t’u dezinfektuar, gjë që ekspertët ligjorë e denoncuan si të paligjshme.
Sipas tyre, masa të tilla duhet të merren vetëm në një gjendje të jashtëzakonshme.
Kina është e bindur se do t'i përmbahet politikës së saj zero-COVID për të luftuar infeksionin që u shfaq për herë të parë në qytetin e saj, Ëuhan në fund të vitit 2019.
"Ne duhet të insistojmë në rregullimin e fluksit dhe kontrollit të lëvizjes së njerëzve", thuhet në një deklaratë të qeverisë komunale e Shangait për Reutersin lidhur me masat e fundit.
-
Pas protestave masive, Kina paralajmëron lehtësime në politikën kundër COVID-19
-
Blindohet Pekini, qytetarët detyrohet të kryejnë teste COVID-i
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19
-
Afër një milion persona izolohen në Kinë shkaku i katër rasteve me COVID