Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shangai do të hyjë në izolim për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19

Kina ka njoftuar për bllokimin i saj më të madh që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19 para më shumë se dy vjetësh, raporton BBC.

Qyteti i Shangait do të mbyllet në dy faza gjatë nëntë ditëve, derisa autoritetet po kryejnë testime për COVID-19.

Qendra e rëndësishme financiare është duke luftuar me një valë të re infeksionesh për gati një muaj, megjithëse numri i rasteve nuk është i lartë sipas disa standardeve ndërkombëtare.

Autoritetet deri më tani i kishin rezistuar mbylljes së qytetit me rreth 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë.

Por, pasi Shangai regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore të shtunën që prej fillimit të pandemisë, autoritetet kanë ndryshuar kurs.

Bllokimi do të ndodhë në dy faza, në anën lindore të qytetit nën kufizime nga e 28 marsi deri më 1 prill dhe anën perëndimore nga 1-5 prill.

Edhe Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19 Botë Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19

Transporti publik do të pezullohet dhe firmat dhe fabrikat duhet të ndalojnë operacionet ose të punojnë nga distanca, kanë thënë autoritetet.

Udhëheqja e qytetit publikoi udhëzimet në llogarinë e saj në WeChat, duke i kërkuar publikut “të mbështesë, kuptojë dhe bashkëpunojë me këto udhëzime për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë”.