Profesori i Universitetit amerikan “Johns Hopkins” Daniel Serwer pohon se entiteti i Bosnjë e Hercegovinës Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur, ndërsa qytetarët e Bosnjës i ka porositur që të merren më shumë me problemet e veta e të mos presin që Amerika të merret me të gjitha, transmeton Koha.net
“Është fakt se Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur, nuk ka mundësi që kjo të ndodhë dhe nuk mund të ketë skenar që shpie në atë drejtim dhe është i suksesshëm”, ka thënë ai për rel, citon al Jazzera.
Serwer ka shtuar se Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe, nuk ka ndonjë dobi nga vardisja që ai po ia bën Moskës.
Sot në Banjallukë është shënuar 26 vjetori i themelimit të Republikës Serbe dhe aty janë bërë zotime të reja se ky entitet do të pavarësohet.
Në solemnitete ka qenë edhe ish kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka thënë se “Nëna Rusi nuk ka lejuar që të miratohet rezoluta e OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë”.
-
Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë
-
Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet
-
Gërgi: Ka gjasa që nën Trumpin, SHBA-ja nuk reagon nëse Republika Serbe e shpall pavarësinë e saj
-
SHBA-ja, BE-ja e Britania i përgjigjen Dodikut, thonë se ndarja e Bosnjës s’është e mundur
-
Milanoviq: S’ka mundësi teorike që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja