Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sërish të shtëna në SHBA, një i vdekur

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një qendër tregtare në El Paso, Teksas, të mërkurën mbrëma, shkruan CNN.

Dy burrat e dyshuar janë në paraburgim, ka konfirmuar shefi i përkohshëm i policisë së El Paso, Peter Pacillas në një konferencë shtypi.

“Ishte kaotike. Njerëzit ikën. Ata ishin të frikësuar”, ka thënë Pacillas.

Dy të plagosur u dërguan në Qendrën Mjekësore të Universitetit El Paso në gjendje kritike, konfirmoi spitali për CNN. Nuk dihet gjendja e të plagosurit të tretë, i cili gjithashtu është shtruar në spital.

Qendra tregtare ndodhet në afërsi të Walmart, ku 23 persona u vranë nga të shtënat në vitin 2019 dhe afro 20 të tjerë u plagosën.

Ka pasur më shumë se 70 të shtëna masive në të gjithë Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit.

Artikuj të ngjashëm