Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vrarë nga të shtënat brenda një qendre tregtare në Oregon

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat brenda një supermarketi në Oregon të Shteteve të Bashkuara, të dielën në mbrëmje, shkroi të hënën “The Independent”.

Departament i Policisë bëri të ditur se incidenti është raportuar pas orës 19:00, në një qendër tregtare.

Motivet e këtyre vrasjeve janë duke u hetuar, ndërsa viktimat ende nuk janë identifikuar.

Autoritetet kanë njoftuar se një dëshmitar u tha atyre që mund të ketë pasur edhe të shtënë të tjera, mirëpo Mike Krantz, shef i departamentit të Policisë në Bend, tha në një konferencë, se organet e rendit nuk kanë gjetur asnjë provë për këto pretendime.