Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të shtëna në një supermarket në Virginia të SHBA-së, raportohet për të vrarë e të plagosur

Disa persona raportohet të jenë vrarë e disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një supermarket “Walmart” në shtetin e Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën në mbrëmje sipas kohës lokale, ka konfirmuar Policia.

Policia beson se ka qenë vetëm një person që ka shtënë mbi të tjerët dhe se ai ka qëlluar edhe veten, shkruan AP.

Qyteti i Chesapeaket në një njoftim në Twitter ka bërë të ditur se “policia ka konfirmuar incidentin me fatalitete”.

S’janë bërë të ditura detaje tjera, por një zyrtar policor ka thënë se nuk janë më shumë se 10 të vrarë e se ka disa të lënduar.

Nuk është raportuar për ndonjë motiv të sulmuesit.