Ekipet policore që po hetojnë vrasjen e gjashtë personave në qendrën tregtare Walmart të Virginias në SHBA kanë bërë të ditur se vrasësi kishte blerë armën vetëm pak orë para se ta kryente sulmin ndaj tyre.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se vrasësi kishte lënë një shënim kundër kolegëve të punës, të cilët më vonë i vrau. Forenzika ka bërë analizën e telefonit të Adre Bing.
Policia ka thënë se ai është gjetur i vdekur pas vrasjes së kolegëve dhe dyshohet se ka qëlluar veten. Në letrën e tij të publikuar nga policia, ai kishte thënë se kolegët e kishin ngacmuar dhe tallur gjatë gjithë kohës.
Policia ka bërë të ditur se ai ka përdorur revolen nëntë milimetërshe, të cilën e kishte blerë të martën, pak orë para se ta përdorte ndaj kolegëve. Policia amerikane ka thënë se ai nuk kishte asnjë të kaluar kriminale.
-
Gjashtë të vdekur nga sulmi në supermarket në SHBA, i vrau kolegu
-
Të shtëna në një supermarket në Virginia të SHBA-së, raportohet për të vrarë e të plagosur
-
Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Të paktën katër të vdekur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme në SHBA