Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur dhe 3 të plagosur pas të shtënave me armë në qendrën tregtare në Kolorado

Një burrë u qëllua për vdekje dhe tre persona u plagosën pasi të shtënat me armë zjarri shpërthyen në një qendër tregtare në Kolorado në prag të Krishtlindjeve, ka njoftuar policia të dielën.

Një përleshje shpërtheu mes dy grupeve të njerëzve pasdite në qendrën tregtare Citadel në Kolorado Springs.

Një burrë vdiq në vendngjarje pasi nuk mundi t’u mbijetoi plagëve të marra me armë zjarri dhe dy të tjerë, secili prej të cilëve ishte qëlluar të paktën një herë, u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Një femër gjithashtu u dërgua në spital me lëndime të lehta. Policia ka njoftuar se arrestuan shumë persona dhe “po punonin për të përcaktuar përfshirjen e tyre”.

tregtare u pastrua dhe u mbyll, tha policia dhe nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin.