Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se ka identifikuar adresat nga kanë ardhur emailat kërcënues.
Serbia ka pranuar disa emaila kërcënues me bomba, ku është raportuar për mundësi të shpërthimit të bombave, nëpër shkolla e po ashtu ura.
Siç raporton MUP-i i Serbisë, tetë prej emailave kanë ardhura nga adresat në Poloni, katër në Gambi, nga dy nga Irani e Nigeria, dhe nga një në Ukrainë, Slloveni e Rusi.
Kërcënime me bomba pati edhe në Kosovë në dy ditët e fundit. Një paralajmërim për shpërthim të mundshëm të bombës ishte në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe një tjetër në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sërish alarme për bomba në Beograd
-
Emaile kërcënuese në Shqipëri: “Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë"
-
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi
-
Kërcënime me bomba edhe në shkolla në Maqedoninë e Veriut
-
Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba