Një numër kërcënimesh për bomba janë raportuar edhe të mërkurën në disa spitale të kryeqytetit të Serbisë, Beograd.
Pos spitaleve, alarme për bomba ka pasur edhe në disa shkolla të mesme, kolegje e pishina.
Në të gjitha vendet ku është raportuar për alarm për bombë ka pasur evakuime, raporton Tanjug.
Kërcënimet po bëhen nëpërmjet e-mailave anonimë në të cilat thuhet se pajisja shpërthyese është e montuar dhe se pritet vetëm shpërthimi.
Alarme për bomba ka pasur në rajon qe disa ditë. Së fundmi janë shtuar edhe në Kosovë. Dy e-maila, një në drejtim të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe një në drejtim të gjimnazit “Xhevdet Doda”, dolën të ishin alarme të rrejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba
-
Mbyllen disa shkolla në Beograd, pati raportime për bomba
-
Alarm për bombë në disa shkolla
-
Dyshime se Rusia po tenton ta destabilizojë rajonin me alarme të rrejshme për bomba
-
Serbia tregon se nga cilat shtete erdhën kërcënimet me bomba