Qeveria e Serbisë ka tërhequr vendimin për të dëbuar nga vendi ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milosheviq.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi është marrë pasi e ka këshilluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan B92 të dielën mbrëma.
Sipas saj, Serbia nuk dëshiron të ketë raporte armiqësore me Malin e Zi.
Serbia mori vendimin të shtunën për largimin e ambasadorit të Malit të Zi, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë në largim të Malit të Zi, që ambasadorin e Serbisë, Vladimir Bozhoviq, në Podgoricë, e shpalli person të padëshiruar (non grata).
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka arsyetuar vendimin me “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi”.
-
Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb
-
Mali i Zi dhe Serbia shpallin ambasadorët e njëri-tjetrit persona “non grata”
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Serbia e shqetësuar për mbështetjen që Mali i Zi po ia jep Kosovës
-
Pas katër vjetësh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë