Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar për sputnjik se Serbia do të kërkojë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ta respektojnë Rezolutën 1244 për Kosovën dhe në të ardhmen për Kosovën të debatohet në mbledhje të hapëta.
Lexo edhe: Londra pritet t’i ndërpresë mbledhjet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën
Daçiq ka thënë kështu pasi Britani e Madhe paralajmëroi se do të fillojë iniciativën që mbledhjet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të ndërpriten ose që ato të jenë të mbyllura për publikun, transmeton Koha.net.
Londra do që raportimet për Kosovën të barten në çështjet procedurale, pasi në këtë format Rusia dhe Kina nuk do të mund të përdorë veton.
"Këtë iniciativë, nëse fillon, nuk do ta shikojmë duarlidhur. Serbia në Këshillin e Sigurimit të KB-së ka partnerë kur është në pyetje Kosova dhe assesi nuk bën që ajo të skajohet ose të ndërpritet” , ka thënë Daçiq duke shtuar Serbia dhe ka Rusia dhe Kinën.
-
Daçiqi kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës
-
Serbia ia tërheq vërejtjen Britanisë së Madhe për Kosovën
-
Vuçiq për Kosovën: Jemi para situatës kur çfarëdo që të bëhet, nuk është mirë për ne
-
Londra pritet t’i ndërpresë mbledhjet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën
-
Daçiq: Kosova me miq do që të mos flitet për të në OKB, por ne me miq s’do ta lejojmë