Botë

Serbia arreston 11 persona për vendosjen e kokave të derrave nëpër xhami në Francë

v

Foto: Associated Press

Serbia ka arrestuar 11 të dyshuar për përhapje të urrejtjes racore në shtete evropiane me udhëzime nga një shërbim i huaj i inteligjencës, përfshirë vendosjen e kokave të derrave jashtë vendeve fetare islame në Paris.

Policia serbe ka thënë se grupi u arrestua për disa raste në Francë dhe Gjermani gjatë një periudhe prej prillit deri në shtator. Organizatori i këtij grupi është në kërkim, raportoi AP. 

Policia serbe nuk ka treguar se për cilin shërbim të huaj bëhet fjalë. Autoritetet franceze e karakterizuan vendosjen e kokave të derrave pranë xhamive në Paris si përpjekje për ndërhyrje nga jashtë për të provokuar probleme.

Policia serbe ka thënë se të dyshuarit u arrestuan në Beograd dhe një qytet tjetër. Shtoi se organizatori i grupit kishte stërvitur grupin për të nxitje të urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës në Gjermani dhe Francë.

Ditë më parë, Serbia arrestoi dy të dyshuar për stërvitjen e mbi 100 shtetasve të huaj për nxitje të trazirave gjatë zgjedhjeve në Moldavi.

Në Francë, koka të derrave u gjetën afër 9 xhamive.