Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbi, treni godet autobusin, tre të vdekur 22 të plagosur

Tre persona kanë vdekur e 22 janë plagosur në ndeshjen që ka ndodhur ndërmjet trenit e autobusit në afërsi të Nishit, Serbi, transmeton Koha.net.

Siç njoftojnë medie nga Beogradi, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:30 kur treni që qarkullonte në stacionin Nish- Prokuple në vendkalim e goditi autobusin me udhëtarë.

Nga 22 pasagjerët e plaguar, 6 sish janë rëndë.

Të plagosurit janë vendosur nëpër qendra emergjente.