Një tren dhe një autobus i shkollës dyshohet se janë përplasur në qytetin belg Buggenhout gjatë mëngjesit të së martës, duke lënë të vdekur disa persona, raportoi Reuters.
Numri i viktimave e edhe i personave të përfshirë në aksident nuk është bërë i ditur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastin ka njoftuar ministri i Brendshëm, Bernard Quintin.
"Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë", shkroi ministri në një postim në X.