Autoritetet në Serbi kanë thënë se pesë persona kanë vdekur pasi një tren është përplasur me një autobus në jug të Nishit, që ka qenë duke bartur kryesisht nxënës të shkollave të mesme.
Të paktën 30 persona janë plagosur në këtë përplasje, e cila ka ndodhur më 21 dhjetor.
Policia ka thënë se duket që “moskoncentrimi” i shoferit të autobusit mund të ketë shkaktuar këtë aksident.
Doktorët në qytetin Nish kanë thënë se dy nga viktimat po luftojnë për jetë, për shkak të plagëve të marra.
Televizioni shtetëror serb ka thënë se autobusi ka qenë duke bartur disa nxënës për në shkollë.
Në një video shihet se autobusi pothuajse është ndarë në dysh./REL
Artikuj të ngjashëm
-
Serbi, treni godet autobusin, tre të vdekur 22 të plagosur
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Përplasen dy trena në Sllovaki, disa të lënduar
-
Përplasen dy trena në Sllovaki, 20 të lënduar