Partia Nacionale Skoceze (SNP) i kërkoi Spanjës të respektonte rezultatin e referendumit të ndaluar në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës, në një mocion të miratuar dje me unanimitet gjatë kongresit të përvitshëm, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
“Konferenca (…) i kërkon qeverisë spanjolle të respektojë votën masive në favor të “po”-së në referendumin katalanas si shprehje e vullnetit demokratik të popullit të Katalonjës”, sipas tekstit të mocionit të partisë separatiste.
Separatistët katalanas kanë një mbështetje të fortë në Skoci, tre vjet pas një përpjekjeje të dështuar për pavarësi në këtë territor britanik.
Spanja është zhytur në krizë që prej zhvillimit më 1 tetor të një referendumi të ndaluar për vetëvendosje nga drejtësia dhe të panjohur nga Madridi, që indipendentistët katalanas mendojnë se e kanë fituar me 90 për qind të votave dhe me një përqindje pjesëmarrjeje prej 43 për qind.
-
Shqetësimet për lëvizjet separatiste në BE
-
Skocia mbështet Katalonjën dhe aspiratat e saj për pavarësi
-
Skocia mbështetëse e zjarrtë e referendumit vetëvendosës katalanas
-
Mijëra spanjollë protestojnë kundër ligjit të amnistisë për separatistët katalanas
-
Një parti në Skoci kërkon pavarësinë duke përdorur pretekstin e Kosovës