Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Senatori McConnell “ngrin” për herë të dytë gjatë një konference për media

Për herë të dytë brenda pak javëve, lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, u duk sikur u ngri në vend ndërsa po fliste me gazetarët, raporton BBC.

Në një paraqitje para gazetarëve në Covington, Kentucky, 81-vjeçari pauzoi për më tepër se 30 sekonda kur u pyet nëse do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2026.

Ndihmësit tentuan ta nxisnin senatorin të jepte përgjigje, por u desh më tepër sekonda për senatorin McConnell që ta merrte veten.

Ai më pas iu përgjigj dy pyetjeve tjera, të cilat u desh të përsëriteshin nga stafi.

Nuk bëri asnjë koment për shëndetin e tij, para se të largohej me ndihmësit.

“Udhëheqësi McConnell kishte marramendje për disa çaste dhe pushoi gjatë konferencës për media sot”, ka thënë një zëdhënës në lidhje me rastin.

“Ngrirja” e parë e McConnellit gjatë një konference për media kishte ndodhur në Washington më 26 korrik.

Ai, atëbotë kishte pauzuar për afro 20 sekonda në mes të fjalisë, para se të largohej nga senatorët tjerë republikanë. Ai më pas u kthye dhe u tha gazetarëve se “është mirë” dhe kishte thjeshtë “marramendje”.

Artikuj të ngjashëm