Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Republikani McConnell shëndetlig, qëndron si i ngrirë për disa sekonda

Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell ka qëndruar si i ngrirë për disa sekonda dhe e kishte të pamundur t’u përgjigjej pyetjeve nga gazetarët, vetëm pak javë pas episodit të ngjashëm në Washington.

81-vjeçari është pyetur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet e vitit 2026. Senatori ka kërkuar t’i përsëritej pyetje, para se përsëri të qëndronte si i ngrirë për 10 sekonda. Njëra nga asistentet e tij i është afruar për ta pyetur nëse mund të dëgjonte pyetjet, të cilat ia ka përsëritur edhe ajo.

Shkaku i shëndetit të tij, republikanët e tjerë kanë vënë në dyshim aftësinë e tij për të mbajtur postin në senat.

Pas kontrolleve, mjeku i Kongresit ka thënë se 81-vjeçari mund të vazhdojë angazhimet e tij politike.

McConnell për herë të parë ishte zgjedhur senator në vitin 1984, ndërkaq që prej vitit 2007 ka shërbyer si lider i republikanëve dhe do të vazhdojë ta kryejë këtë funksion, teksa nuk ka konfirmuar nëse do të garojë përsëri në zgjedhjet e vitit 2026.