Mitch McConnell, politikani i fuqishëm nga Kentucky, ka njoftuar se planifikon të tërhiqet në nëntor nga posti i tij si lideri i republikanëve në Senatin amerikan.
Ai e ka drejtuar partinë e tij në Senat për gati 20 vjet, por në një fjalim të mërkurën ai ka thënë se “është koha të lëvizë para”, raportoi BBC. Ai njihet si udhëheqësi republikan që ka shërbyer më së gjati në Senat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMcConnell foli për karrierën e tij të gjatë, moshën dhe familjen e tij.
Por, një pjesë të mirë të fjalimit ia kushtoi rëndësisë së lidershipit amerikan në botë, pavarësisht ideologjisë ndryshe që ka pasur partia e tij nën retorikën e ish-presidentit Donald Trump.
“E njoh politikën brenda partisë sime në këtë moment. Kam shumë gabime, por keqkuptimi i politikës nuk është një nga to”, ka thënë ai.