Senatori republikan i Dakotës së Jugut, John Thune, ka fituar garën për udhëheqjen e shumicës së Senatit, duke mposhtur senatorin e Teksasit, John Cornyn në rundin e dytë të votimit, sipas tri burimeve të CNN-it.
Totali i votave ishte 29-24.
Thune do të zëvendësojë Senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vjetët e fundit.
Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, Thune ka thënë në një deklaratë se është "jashtëzakonisht i nderuar" të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të.
"Jam krenar për punën që kemi bërë për të siguruar shumicën dhe Shtëpinë e Bardhë. Ky ekip republikan është i bashkuar pas agjendës së presidentit Trump dhe puna jonë fillon sot”, ka deklaruar ai.
Nis në Kapitol votimi për udhëheqësin e Senatit
Ka nisur të mërkurën në Washington votimi për zgjedhjen e udhëheqësit të Senatit nga republikanët, ka...-
Gara për udhëheqës të Senatit shkon në votim të dytë
-
Nis në Kapitol votimi për udhëheqësin e Senatit
-
Trumpi pëson debakël, demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
-
Shtete amerikane ku pritet të përcaktohet kontrolli për Senatin
-
Republikanët shumë afër për të marrë kontrollin e përgjithshëm të Kongresit Amerikan