Lideri i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell, ka thënë se nuk do të ofrojë dorëheqje nga posti përkundër shqetësimeve për shëndetin e tij.
Në konferencën për media, McConnell ka thënë se do ta çojë deri në fund mandatin si lider i republikanëve në Senat.
Mjeku në Capitol të Washingtonit, Brian Monahan, ka thënë se episodet përkeqësimit të shëndetit të republikanit 81-vjeçar në javët e fundit nuk kanë ofruar prova se ka pësuar sulm në zemër apo ndonjë çrregullim tjetër.
Zyra e republikanit ka konfirmuar të martën se ai do të kthehet në punë në Capitol.
Shqetësimet për shëndetin e republikanit veteran janë ngritur në tri javët e fundit.
Gjatë javës së kaluar ai ka qëndruar si i ngrirë për disa sekonda në një konferencë për media në Kentucky.
Edhe
McConnell vendos të tërhiqet nga udhëheqja e republikanëve në Senat
Rast të ngjashëm ka përjetuar edhe para dy javësh.
Në fillim të vitit ishte rrëzuar gjatë darkës në Washington dhe ka pësuar tronditje.