Aktori, Patrick Dempsey, ka bërë të ditur se e kishte shqyrtuar seriozisht mundësinë për të kandiduar për Senatin e SHBA-së në shtetin e Maine, pas tërheqjes së kandidatit demokrat Graham Platner, i cili u përball me akuza për sulm seksual, ka shkruar Variety.
Në një opinion të botuar në gazetën Portland Press Herald, Dempsey ka thënë se e vlerësoi me kujdes këtë mundësi, por në fund vendosi të mos hyjë në politikë.
“Më është bërë disa herë pyetja nëse do të kandidoja për Senatin e Shteteve të Bashkuara. E kam menduar seriozisht, sepse e dua shtetin tim, Maine, dhe jam i shqetësuar për drejtimin që po merr vendi ynë”, ka shkruar ai.
Megjithatë, aktori ka theksuar se beson se mund të japë një kontribut më të madh jashtë politikës.
“Pas shumë reflektimi, kuptova se përgjigjja është jo. Jo sepse shërbimi publik nuk është i nderuar, por sepse besoj se mund të kontribuoj më mirë përmes jetës dhe punës që kam ndërtuar”, ka shkruar ai.
Dempsey shprehu shpresën që demokratët të zgjedhin një kandidat të ri që do të përfaqësojë vlerat dhe interesat e qytetarëve të Maine në garën për Senatin.
-
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
-
Kevin Spacey thotë se ndihet gjithnjë e më i mirëpritur në Hollywood pas lirimit nga akuzat
-
Kevin Spacey do të përballet me gjyq për sulm seksual
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit