Senati në Arizona ka votuar që ta shfuqizojë një ligj të vitit 1864 që ndalon abortin, raporton agjencia “AP”.
Dy republikanë iu bashkuan demokratëve të Senatit për ta mbështetur shfuqizimin, që kishte kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.
Guvernatora e Arizonas, demokratja Katie Hobbs, ka përshëndetur rezultatin dhe duhet ta zyrtarizojë shfuqizimin e ligjit.
Ligji ndalon abortin, pa përjashtime edhe për rastet e përdhunimit apo incestit.
Në Senat në Arizona të mërkurën u votua 16:14 në favor të shfuqizimit të ligjit. Dy senatorë republikanë, Shawnna Bolick dhe TJ Shope, vendosën ta përkrahin shfuqizimin.
Të dy u kritikuan nga kolegët e tyre, që e përshkruan votimin si tradhti të vlerave “pro-jetë”.
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë
-
Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë
-
Senati amerikan refuzon propozimin për të kufizuar kompetencat e Trumpit për luftë
-
Senati amerikan do ta shqyrtojë mundësinë e bllokimit të shitjes së armëve për Izraelin
-
Gjykata e Lartë në SHBA publikon aksidentalisht një opinion për abortin