Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Ukraina mund ta fitojë luftën

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Ukraina mund ta fitojë luftën

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka thënë se ka besim të plotë në aftësinë e Ukrainës që ta mund Rusinë në luftën që po zhvillohet tash e dy muaj.

“Rezistenca juaj ka sjellë frymëzim në botën e lirë. Ukraina beson se mund ta fitojë këtë luftë, ashtu siç besojnë të gjithë këtu”, ka thënë ai në takimin me ministra të mbrojtjes të shteteve të BE-së dhe NATO-s, që po mbahet në Gjermani, përcjell “Sky News”.

Komentet e tij kanë ardhur pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Britanisë, James Heappey, i cili më herët tha se nuk dihet nëse Rusia do të mund t’i marrë zonat e rajonit të Donbasit.

Ai tha se ekziston mundësia që ukrainasit t’i largojnë trupat ruse.